Dita e Librit për Fëmijë, shkrimtarët thirrje prindërve: Leximi, ushqim i domosdoshëm shpirtëror

schedule17:44 - 2 Prill, 2021

schedule 17:44 - 2 Prill, 2021

Nga Leontina Nika 

Në vende të ndryshme të botës shihet si festë, por kjo datë për autorët shqiptarë e cila festohet prej 7 vitesh sjell në vëmendjen problemet e shumta që has libri për fëmijë dhe dominimin e librave komercialë dhe të përkthyer keq. Shkrimtarë Pandeli Koçi dhe Adelina Mamaqi dy emra të vlerësuar në fushën e letërsisë për fëmijë u sugjerojnë prindërve që të lënë një fond të posaçëm për blerjen e librave.

“Të mendojnë edhe për këtë ushqim shpirtëror që i pasuron dhe do t’i ndjekë pastaj me dashurinë që do të kenë për letërsinë.”

Letërsia shqipe duhet të jetë zgjedhja e parë, por pa anashkaluar letërsinë e përkthyer, kryesisht nga emrat e njohur thekson Koçi.

“Përkthyesve tanë më të mirë si Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, përkthyes të tillë që shqipen e kanë të pastër.”

Riza Braholli Kryetari i Shoqatës së Letërsisë për fëmijë thotë se në Shqipëri mungon subvencionimi  i kësaj letërsie nga shtetit si dhe botimet e kryera nga Institucionet shtetërore që i sheh me dyshim vlerash.

Pandeli Koçi, kërkon që nxitja e vlerave të kryhet në dy plane.

“E para për të nxjerrë librat me vlerë por edhe për të nxjerrë edhe vlerat e autorëve të rinj.”

Muzeu Historik Kombëtar organizoi një takim me shkrimtarë dhe botues. Si dhe me pjesëmarrësit e disa fëmijëve dhe të rinjve. Që prej vitit 1967, 2 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë në nderim të rrëfimtari të mrekullueshëm përrallash si Andërseni. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!