DITA E KOMBËTARES/ Reja shpall listën sot, shumë pikëpyetje dhe një emër i ri

schedule08:23 - 7 Nëntor, 2020

schedule 08:23 - 7 Nëntor, 2020

Shqipëria luan më 11, 15 dhe 18 nëntor kundër Kosovës, Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Trajneri Edy Reja do të shpallë listën në orën 11:00, gjatë konferencës për shtypin që organizon Federata Shqiptare e Futbollit.

Italiani, sikurse raportojnë mediat përtej Adriatikut, do të konfirmojë rikthimin në kombëtare të mbrojtësit Ardian Ismajli. HNK Gorica nga ana tjetër ka njoftuar se Albi Doka është sërish pjesë e kombëtares shqiptare.

Jashtë mbeten tre mbrojtës, Jon Mersinaj, Enea Mihaj dhe Kastriot Dermaku. Të tre janë të dëmtuar dhe nuk mund të jenë në dispozicion të trajnerit Reja. Pikëpyetje ka për Lorenc Trashin, anësorin e majtë që nuk ka luajtur që nga grumbullimi i fundit me kombëtaren.

Sot pritet konfirmimi i debutuesit Marsel Ismajlgeci, emri i të cilit është përmendur prej disa ditësh. Hysaj, Sadiku, Balaj e Cikalleshi janë disa nga pikëpyetjet e radhës, ndonjë për çështje teknike e ndonjë tjetër për vendim të klubit të tij, sikurse ndodhi në grumbullimin e fundit ku u pengua Klaus Gjasula dhe disa lojtarë të tjerë.

Mungesa ta sigurta janë ato të Roshit dhe Barës, të dy të dëmtuar, dhe Florian Kamberit të infektuar me COVID-19. E paqartë situatë e Thomas Strakoshës te Lazio. Portieri ka bërë disa teste dhe rezultatet kanë qenë të ndryshme. Mediat në Itali një ditë më parë shkruanin se ishte infektuar, por më pas pati edhe lajme që raportonin të kundërtën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!