Dita: E kemi nisur mbarë, nuk jam penduar pse qëndrova te Skënderbeu

schedule21:37 - 9 Mars, 2020

schedule 21:37 - 9 Mars, 2020

Mesfushori i Skënderbeut, Bruno Dita, ka folur pas ndeshjes ndaj Kukësit pë emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku analizoi ndeshjen, shpjegoi si shënoi golin, si dhe për zgjedhjen e tij për të qëndruar në Korçë.

ECURIA – “Normalisht, jo vetëm këto 4 fitore, por të gjithë vitin 2020 e kemi nisur me këmbën e parë. Kemi vetëm një humbje me Laçin. Edhe aty kemi luajtur shumë mirë, por ishim të pafat. Edhe me Ballshin, edhe me Tiranën, mund të fitonim, kemi humbur katër pikë në ato dy ndeshje”.

GOLI – “Jap maksimumin gjithmonë për ekipin, e ndoqa aksionin dhe fati im që isha aty për të shënuar”.

KARRIERA – “Nuk jam penduar për asnjë moment që kam qëndruar te Skënderbeu. E keni shumë gabim, nuk kam firmosur me asnjë skuadër dhe nuk jam bërë pishman për asnjë moment”.

SHEHI – “Të them të drejtën, nuk e kam takuar fare profesorin, pasi po jepja intervistë diku tjetër e nuk pata rastin ta takoj. Unë kam shumë respekt për profesorin, si njeri, si futbollist dhe si trajner normalisht”, përfundoi Dita./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!