Italia ka zhvendosur ambasadën e saj nga Kievi në Lviv, i cili ndodhet në zonën perëndimore të Ukrainës. Shkak për këtë është bërë përshkallëzimi i situatës në kryeqytetin ukrainas, teksa sot vijonë luftimet në ditën e gjashtë.
Në një përditësim të martën, Ministria italiane e Punëve të Jashtme njoftoi se kishte zhvendosur ambasadën në mënyrë që të “vazhdonte të kryente detyrat e saj”.
Të hënën, Franca njoftoi gjithashtu se do të zhvendoste ambasadën e saj nga Kievi në Lviv. g.v/abcnews.al