Dita e gënjeshtrave/ Mashtrimet më të bukura televizive të 1 prillit

schedule15:53 - 1 Prill, 2024

schedule 15:53 - 1 Prill, 2024

1 prilli është dita e gënjështrave! Ata që gënjejnë dhe gënjehen në në këtë ditë, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit”.

Ndërsa origjina e kësaj tradite mbetet e paqartë, me popullaritetin e telvizionit, mashtrimi i qytetarëve u bë edhe më i lehtë. Por cilat janë “mashtrimet” më të mira legjendare televizive që kanë shkruar histori.

“Spagheti në zvicër rritet në pemë”. Në vitin 1957, BBC publikoi një lajm me një video të bashkëngjitur ku vërtetohej prodhimi i jashtëzakonshëm i makaranova spagheti në Zvicër.
Pamjet tregonin fijet e petëve të varura nga pemët. Disa shikues nuk arritën të pranonin humorin dhe kritikuan BBC-në për transmetimin e artikullit në atë që supozohet të jetë një program serioz faktik.

Një televizion me ngjyra në vitin 1962 do të konsiderohej një arritje e madhe. Televizioni Sveriges i Suedisë i mashtroi shikuesit duke pretëenduar se nëse do të vendosnin letër alumini para ekranit, televizori i tyre bardh e zi do të kthehej me ngjyrë.

Në vitin 1989, kur prezantuesi Des Lynam po drejtonte me profesionalizëm programin e BBC Grandstand , shikuesit panë punonjësit në një përplasje fizike.
Skena ishte krijuar n kuadrin e shakasë por për shkak se ishte një program sportiv, Lynam tregoi një përsëritje të ngadaltë të luftës dhe dha komente goditje pas goditjeje.

Pinguinë që fluturojnë? Programet e BBC-së për natyrën janë konsideruar gjithmonë serioze, që japin gjithnjë fakte shkencërsisht të vërtetuara.
Por kur Miracles of Evolution e Corporation pretendoi se kishte pamje të pinguinëve duke fluturuar, shikuesit nuk dinin se çfarë të bënin.

Prezantuesi Terry Jones e mbështeti pretendimin e tij me shkencë, duke thënë se pinguinët jo vetëm që fluturuan, por emigruan, si zogjtë e tjerë, në pyjet tropikale të Amerikës së Jugut, ku ata “kalojnë dimrin duke u zhytur në diellin tropikal”.

BBC më pas publikoi një video duke shpjeguar se si ata krijuan pinguinë fluturues me teknologjinë e efekteve.

Virtual Sip, një aplikacion që supozohet të transmetojë aromat dhe shijet në ekranet e iPhone dhe iPad. Për të konfirmuar në vitin 2011 këtë pretendim, Shally Zomorodi prezantuesja e fox 5, “testoi shijen” duke lëpirë ekranin e ipad.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!