Dita e fundit e Ramazanit/ Besimtarët mbyllin sonte agjërimin, nesër festohet Bajrami

schedule15:45 - 9 Prill, 2024

schedule 15:45 - 9 Prill, 2024

Besimtarët myslimanë mbyllin këtë të martë një muaj agjërimi dhe sakrifice.  Agjëruesve iu ka mbetur për të konsumuar iftari i fundit.

Besimtarët thonë se kjo periudhë e muajit të Ramazanit ka qenë më e lehtë.

“Ka qenë i fresket dhe këtë vit ka pasur një numër rekord agjëruesish.”

“Ka qenë një muaj i lehtë, ia kemi dalë shumë mirë.”

Në ditën e fundit të sakrificës sublime ndaj Zotit, duke hequr dorë nga ushqimi që nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij, besimtarët shpresojnë që t’ju shperblehet në mirësi për ta dhe për familjet e tyre.

“Lutjet në radhë të parë i kemi për Zotin.”

” Lutemi për familjet tona, për njerëzit që kanë nevojë, që nuk kanë ushqim.”

Imami Shëptim Seranaj shpjegon se dita e fundit e Ramazanit ka një rëndësi të madhe për besimtarët, të cilët shpërndajnë lëmoshën, ndihmat për njerëzirt në nevojë.

“Në ditën e fundit besimtarët shpërndajnë ushqime për të varfërit. Fiter Bajrani duhet të festohet nga të gjithë si të pasurit si të varfërit.”

Festa e Fiter Bajramit sjell gëzim në familjet e besimtarëve. Marsela Çela ka agjëruar gjatë këtij muaji, ndërsa ka nisur përgatitjet për festën për të mbushur tryezën me ushqimet tradicionale.

“Sheshi Skënderbej do të mbushet edhe këtë vit nga besimtarët myslimanë për faljen e Bajramit. Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice në këtë shesh në oren 6.55 të mëngjesit të së mërkurës do të bëhet falja e madhe e Fiter Bajramit.”/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!