Kryeqyteti i festës kuq e zi, Vlora, mblodhi qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
112 vjetori i Pavarësisë në qytetin e flamurit bashkoi qytetarë të cilët përcollën mesazhe urimi.
Stërnipi i Ismail Qemalit, Nedim Kemal Vlora, i emocionuar, uron Shqipërinë për një të ardhme të ndritur.
Në Vlorë nuk kanë munguar aktivitetet në kuadër të festimeve të 112 vjetorit të pavarësisë.
“Udha e Pavarësisë” në sheshin e flamurit ideuar nga muzeu kombëtar i pavarësisë me bashkinë, vjen në këtë 28 nëntor pikërisht në Vlorë.
Në zemrën e festimeve, në Vlorë, një I paraburgosur realizoi muralen e Ismail Qemalit. Kjo murale u vendos në muret e burgut të Vlorës, në nder të festimeve për 112 vjetorin e pavarësisë.