Fëmijët festojnë 1 Qershorin. Kjo është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e vogëlushëve bëhet me lojëra festive.
Në 1 qershorin e tyre, fëmijët luajnë dhe argëtohen me njëri tjetrin, ndërsa atmosferën e tyre e ndjekin nga afër me emocion prindërit.
Mes lojërave dhe kërcimeve, përcjellin urimet e sinqerta për njëri tjetrin.
Në ditën e festës së tyre, kërkesat për prindërit i kanë të qarta.
Kjo ditë kujton rëndësinë që institucionet dhe shoqëria në tërësi të punojë për të siguruar një të ardhme të sigurt për të vegjlit, duke garantuar të drejtën e tyre për jetë të lumtur, arsim cilësor, mbrojtjen nga dhuna dhe barazi e dashuri./abcnews.al

