Dita e epilepsisë/ Mjekët: Janë shtuar rastet pas pandemisë së Covid 19

schedule15:28 - 14 Shkurt, 2024

schedule 15:28 - 14 Shkurt, 2024

Pas pandemisë së Covid  mjekët  vënë re shtim të rasteve me epilepsi. Një çregullim i trurit  i karakterizuar nga kriza të përsëritura e të paprovokuara që  rezultojnë me dridhje të pakontrolluar të trupit. Shkaku sipas neurologes Gersa Rroko  në poliklinikën e specialiteteve në Tiranë mund të jetë genetik apo pasojë  e një sëmudje tjetër, goditje në tru ose  infeksion viral

“Është vënë re një rritje pas Covid, kjo ndoshta dhe për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur, por një nga rolet kryesore janë ato me origjinë infektive.  Pjesa infektive që prekin dhe anën neurologjike  normalisht mund të manifestohet edhe në këto forma. Encefalitet, meningitet që vijnë me origjinë infektive. Një arsye tjetër janë shfaqja e lezioneve sekondare qoftë ishemitë cerebrale ose hemoargjitë cerebrale, por në pjesën më të madhe të rastëve vijnë si pasojë e një ndryshimi viral.”

Epilepsia prek çdo moshë.  Përjetimi është i ndryshëm. Ndërsa stimgma e njejtë.  Për shkak të saj  shumë pacientë përaqiten tek mjeku në rast krizash të forta.

“Prezantohen kur krizat bëhen të  forta.  Ka një farë stigme.   Ndonjëherë vijnë për simptoma të tjera që nuk e mendojnë fare këtë gjë. Arsyeja kryesore që i sjell tek ne, një atak me humbje të vetëdijes, por kemi dhe epilepsitë fokale që nuk janë  me humbje të vetëdijes, por vetëm ndryshme të lokalizuara, një ndër format është dridhje e lehtë e dorës, një moment me humbje të vetëdijes, i zgjuar  që sheh, por nuk reagon,  ato që prezantohen gjatë natës, pacienti është në gjumë, nuk mban mend asgjë dhe  kemi vetëm referime nga familja.”

Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për këtë sëmundje neurologët apleojnë; shmangni  turpin e drejtohuni specialistit. Në shumicën e rasteve  epilepsia trajtohet dhe shërohet.

“Qoftë dhe një atak i vetëm me humbje të vetëdijes duhet të  ekzaminohet nga mjeku specialist dhe te vendoset diagnoza.”