Dita e Drejtësisë, Kim: SHBA do të vijojë të mbështesë implementim e Reformës

schedule17:31 - 10 Maj, 2021

schedule 17:31 - 10 Maj, 2021

Ambasadorja amerikane në Ditën e Drejtësisë ka kujtuar se SHBA do të vijojë të mbështesë implementimin e Reformës në Drejtësi. Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shprehet se ishte kënaqësi për të që iu bashkua liderëve të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri për të festuar këtë ditë.

Siç tregon vetë Kim, në takim u reflektua për detyrën që institucionet kanë për t’u shërbyer në mënyrë të drejtë, të barabartë e me pavarësi e integritet qytetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!