Dita e derbit, e treta e vërteta për Tiranën, Partizani kërkon europën

schedule09:12 - 7 Maj, 2022

schedule 09:12 - 7 Maj, 2022

Në orën 18:45 e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në “Elbasan Arena”, aty ku do të zhvillohet edhe derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 33-të të kampionatit shqiptar.

Një përballje “titanësh” mes demave dhe bardhebluve, ku fitorja është detyrim për ekipet. Të besuarit e Dritan Mehmetit do të kërkojnë 3 pikët për europën, ndërsa djemtë e Orges Shehit do të tentojnë të shpallen matematikisht kampion dhe të festojnë në sytë e rivalëve të tyre.

Ky derbi vlen më shumë se 3 pikë, pasi gjithmonë një fitore përballë rivalit të përjetshëm është sikur të ngresh lart titullin kampion. Një përballje që pritet të jetë e luftuar deri në minutat e fundit, ndërsa emocionet nuk do të mungojnë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!