Dita e Çunit dhe Kumbullës/ Sulmuesi gjen golin në Serie B, mbrojtësi “kuqezi” debutim pozitiv në elitën e Spanjës

schedule15:56 - 25 Gusht, 2024

schedule 15:56 - 25 Gusht, 2024

Nuk ishte një fundjavë shumë e pasur, por disa i patëm në fushë.

Ndër më të mirët këtë herë ishte sulmuesi i ri i kombëtares shqiptare, Marvin Çuni, i cili arriti më në fund të gjente golin, me 23-vjeçarin, që arriti të gjejë rrugën e rrjetës, në mintunë e 38’-të, të sfidës ndaj Spezia, të vlefshme për javën e dytë, të Serie B.

Ky ishte goli i parë i Çunit që nga 6 nëntori i vitit të kaluar, me fanellën e Frosinone, ndërsa ai u zëvendësua në minutën e 78-të, kur rezultati ishte 1-1 e në fund skuadra e tij pësoi edhe një gol tjetër, duke mbyllur sfidën me humbje.

Në krahun tjetër, Marash Kumbulla luajti si titullar për “Bardheblutë” e Espanyol, në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare arriti ta bindte trajnerin ta hidhte në fushë që nga minuta e parë në ndeshjen në shtëpi kundër “Baskëve” të Real Sociedad, ku edhe pse nuk ra shumë në sy të kamerave, në përmbledhjen e ndeshjes, ai bëri një paraqitje shumë të mirë.

Agjencia e statistikave, “Sofascore”, i dha Kumbullës notën 7, të dytën më të lartë tek Espanyol, pas sulmuesit Javi Puado.

Në total, “legjionari” ishte lojtari i pestë më i mirë në fushë, jo pak për dikë që ka kohë pa luajtur. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!