Dita e ceremonisë dhe pretendentët për trofeun, ja kur do të dorëzohet “Topi i Artë”

schedule18:56 - 7 Qershor, 2024

schedule 18:56 - 7 Qershor, 2024

Pavarësisht kritikave të bëra gjatë viteve të fundit, “Topi i Artë” vazhdon të jetë çmimi më prestigjioz për futbollistët meshkuj dhe femra dhe me kalimin e viteve ka sjellë çmime të reja për këtë ngjarje, nga lojtari më i mirë i ri deri te portieri më i mirë, teksa në ceremoninë e vitit 2024, do të shtohet çmimi i për trajnerin më të mirë, duke konkurruar kështu me FIFA-n, që pasi u nda nga Topi i Artë,  ka dhënë titullin për trajnerin më të të mirë.

Topi i Artë i vitit 2024 do të shpallet të hënën 28 tetorit 2024, ku si zakonisht, çmimi për lojtarin më të mirë do të akordohet në fund, por gjatë eventit do të ketë çmime për futbollisten më të mirë, portierin më të mirë, trajnerin më të mirë (çmim i ri), lojtarin më të mirë të ri, golashënuesi më i mirë, me të nominuarit për kategoritë e ndryshme të “Topit të Artë”që do të zbulohen të mërkurën e 4 shtatorit, ku padyshim lista që ka më interes është për lojtarin më të mirë mashkull, por ka pritshmëri të madhe edhe për femrat.

Sa i përket meshkujve, Kampionati Evropian dhe Kupa e Amerikës mund t’i ndihmojnë dy favoritët e mëdhenj, Bellingham dhe Vinicius, me “fantazistin” angelz që do të përpiqet të marrë vota nga e gjithë bota, duke luajtur në Kampionatin Evropian me fanellën e “Tre Luanëve”, ndërsa Vinicius ka të njëjtën mision, ku konsiderohet si “ylli” absolut i Brazilit, në këtë edicon të Kupës së Amerikës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!