Dita e Bastiljes, Macron nderon indianët që luftuan me francezët në Luftën e Parë Botërore

schedule14:14 - 14 Korrik, 2023

schedule 14:14 - 14 Korrik, 2023

Emmanuel Macron ka nderuar indianët që luftuan me francezët në Luftën e Parë Botërore, në një postim për Ditën e Bastijes, ku i ftuar nderi është kryeministri indian Narendra Modi.

“Më 14 korrik, ushtarët dhe avionët Rafale nga India parakalojnë dhe fluturojnë së bashku me trupat tona. Ne nderojmë indianët që luftuan me francezët në Luftën e Parë Botërore. Nuk do ta harrojmë kurrë”,shkroi Emmanuel Macron në Twitter, duke postuar edhe një video të paradës së tyre.

Kryeministri indian ishte në Paris vetëm 24 orë pasi vendi i tij miratoi blerjen e 26 avionëve luftarakë francezë Rafale dhe tre nëndetëseve Scorpene.

‘Dita e Bastiljes’ konsiderohet një festë kombëtare e Francës dhe përkon me 25 vjetorin e partneritetit strategjik Indi-Francë këtë vit.

Një kontingjent ushtarak indian mori pjesë në paradën tradicionale, ndërsa tre Rafale indiane fluturuan gjithashtu.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!