Sot është dita e tretë e protestave kundër rritjes së çmimeve. Protestuesit janë mbledhur sërish sot me pankarta në duar para kryeministrisë.
“Do mblidhemi këtu me qindra e me mijëra po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria”, tha një prej protestuesve.
Në protestën e sotme shihen grupe të ndryshme, të rreshtuar me pankarta para kryeministrisë. Kërkesat kryesore për të cilat kërkojnë ndërhyrje janë rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve.
Qeveria përgjatë ditës së sotme ka reaguar përmes instrumenteve që pritet të kontrollojnë çmimin e ushqimeve. Protestuesit siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj janë shprehur se do t’i drejtohen kryeministrit me disa kërkesa kryesore.
Një nga kërkesat do të jetë ulja e çmimit të naftës në 160 lekë për litër. Organizatorët duke parë dhe uljen e çmimeve gjatë ditëve të fundit menjëherë pas protestave do të kërkojnë hetim të plotë për lëvizjen ne çmimit të naftës. Në këtë mënyrë do të ketë dhe përgjegjës për ata që lejuan që çmimi të shkonte në rekord historik gjatë ditëve të fundit.
/abcnews.al