Dita Botërore e Pastrimit/ Ja pse rajoni i Arktikut ndodhet në rrezik

schedule07:43 - 20 Shtator, 2024

schedule 07:43 - 20 Shtator, 2024

Në kalendarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 20 shtatori është Dita Botërore e Pastrimit, e cila për vitin 2024 i dedikohet qyteteve arktike dhe mbetjeve në dete.

Me këtë rast do të zhvillohet një aktivitet në qytetin e Tromsø, Norvegji, i cili synon të frymëzojë komunitetet globale për të adoptuar praktika të qëndrueshme që mbrojnë rajonet arktike.

Ekosistemi delikat i Arktikut kërkon përpjekje të fokusuara për pastrimin e mbeturinave plastike dhe detare.

Dita Botërore e Pastrimit ka për qëllim të nxjerrë në pah rolin e inovacionit, përfshirjen e komunitetit dhe bashkëpunimin në krijimin e sistemeve të qëndrueshme të mbetjeve që mbrojnë mjedisin e Arktikut dhe kontribuojnë në përpjekjet globale për reduktimin e mbetjeve.

Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara, prodhimi i mbetjeve të ngurta komunale parashikohet të rritet nga 2.1 miliardë tonë në 2023 në 3.8 miliardë tonb deri në vitin 2050.

Pa veprime urgjente për menaxhimin e mbetjeve, deri në vitin 2050 kostoja direkte globale e menaxhimit të mbetjeve mund të dyfishohet pothuajse në 640.3 miliardë dollarë. Ndërkohë që PNUD-i bën të ditur se më shumë se dy miliardë njerëzve u mungon aksesi në grumbullimin e mbetjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!