Sot është Dita Botërore e Ndihmës së Parë. Me këtë qëllim Kryqi i Kuq në sheshe të ndryshme të Tiranës, po organizon aktivitete për të ndërgjegjësuar qytetarët.
Gazetarja Ajgena Korbi, raporton se pjesëmarrës janë nxënës nga shkolla të ndryshme të Tiranës, po dhe nga qytete të tjera të vendit. Në fund të këtyre aktiviteteve do të ketë dhe një çmim për ata që shpallen fitues.
Ndërkohë, sipas studimeve ndërkombëtare, shqiptarët janë pak ose aspak të ndërgjegjësuar për të ndërhyrë në situata të tilla për ndihmën e parë.
Sakaq, një nga trajnerët e Kryqit të Kuq ka ndarë detaje për ABC News, se sa të ndërgjegjësuar janë shqiptarët për të dhënë ndihmën e shpejtë.
“Ne i rekomandojmë njerëzit që të mos bëjnë vetë transport të personave në spital. Nga statistikat është parë që në shumë raste, gjatë transportit për në spital, personi humb jetën. Mjafton një person që mund të ketë thyer një brinjë dhe ne nuk e dimë, e lëvizim me këmbë me duar dhe rrezikon”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al