Dita Botërore e Biçikletave, të rinjtë festojnë në Tiranë

schedule13:03 - 4 Qershor, 2022

schedule 13:03 - 4 Qershor, 2022

Tre qershori është dita botërore e biçikletave dhe kjo është një festë për ciklistët. Ata pedaluan në rrugët e kryeqytetit për të sensibilizuar qytetarët për të përdorur dyrrotakun që njihet si mjeti më ekologjik I transportit.

Në kuadër të kësaj dite, bashkia e biçikletave organizoi në sheshin “Italia” dhe një festival, ku të pranishëm ishin qytetarë të të gjitha moshave, të cilët I bashkon dy rrotaku.

Të rinj dhe të reja dhuruan spektakël në shesh, duke bërë numra shpejtësie dhe manovra të ndryshme.  Nën tingujt e muzikës ata ndanë eksperiencat me njëri tjetrin dhe diskutuan mbi të ardhmen e çiklizmit.  Ky është festivali I dytë që bëhet në Tiranë, por kryebashkiakja e biçikletave, Iden Petraj tregoi se do të jetë një festë e përvitshme.

 “Ky festival organizohet për herë të dytë dhe do të jetë një festë e përvitshme sepse dita botërore e biçikletës është një ditë që duhet ta festojmë”.

Petraj u shpreh se siguria në rrugë për çiklistët është rritur, ndërsa theksoi se është shtuar edhe siguria rrugore. Kryebashkiakja e biçikletave tregoi planet e së ardhmes

 “Ne duam të implemenojmë mësimin e biçikletës në shkollë dhe ky projekt  do të nisë në shtator të këtij viti nga Bashkia Tiranë. Gjithashtu do të shtohet infrastruktura dhe sinjalistika. Do të punojmë edhe me parkingjet që çiklistët të jenë sa më të qetë dhe të sigurt, pasi duam ta kthejmë mjetin kryesor në Tiranë”.

I pranishën në këtë aktivitet ishte edhe nën kryetari I bashkisë tiranë, Andi Seferi. Ai theksoi se kjo është një ditë e veçantë për çiklistët.

 “Mendova se do të ishte një ditë e shënuar 3 qershori, por nga ajo çfarë unë pashë të shënuara janë 365 ditët e vitit në Tiranën tonë, pasi të gjithë përdorin biçikletën. Dhe kjo falë punës të të gjithë organizatorëve me atë sensibilizim, me aq sa kanë mundësi.”

Seferi bëri dhe një thirrje për të gjithë qytetarët.

“Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të marrin një shok, tërheqin një grup për të njohur bukuritë e Tiranës si dhe për të bërë një sensibilizim që nga fëmijët e vegjël dhe deri tek moshat e mëdha”.

Ndërkaq, Koordinatorja e Përgjithshme e kongresit rinor kombëtar, Aspasiana Kongoli premtoi mbështetje të vazhdueshme për çiklistët

 “Për ne ka qenë prioritet projektët që kanë të bëjnë më biçikletat dhe më vjen mirë që çdo ditë shtohen në Tiranë. Në emër të kongresit, por edhe në emër “Tirana European Capital of Youth” e cila ka një vëmendje shumë të madhe sa I përket çiklizmit në kryeqytet. Ne do të jemi gjithnjë e më shumë mbështetës edhe pse jo të krijojmë traditën sëbashku me bashkinë Tiranë për të zhvilluar sa më shumë aktivitete për biçikletën”.

Pieri dhe Altini janë dy shokë të cilët e përdorin në përditshmëri bicikletën. Ata shprehen se siguria në rrugë është rritur dhe se kanë filluar të bëjnë edhe ture si brenda dhe jashtë vendit.

Ndonëse në moshën 68 vjeçare, Syrjan Belliu nuk e braktis biçikletën. Ai e cilëson atë si gjënë më të shtrenjtë që ka në jetë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!