Dita Botërore e Autizmit/ Presidenti Meta: Shoqëria jonë ka nevojë për solidaritet, për një Shqipëri të dhembshur dhe humane

schedule08:44 - 2 Prill, 2020

schedule 08:44 - 2 Prill, 2020

Presidenti Ilir Meta në Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin kërkon më shumë përkrahje për fëmijët e kësaj kategorie.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se prioriteti kryesor janë përkushtimi ndaj këtyre fëmijëve dhe zgjidhja e problemeve që shqetësojnë familjet e tyre.

Postimi i plotë:

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujton detyrimet institucionale dhe shoqërore, për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për solidaritet, ndihmë, përkujdesje dhe dashuri të përhershme.

Sot kjo Ditë shënohet në mes të një krize të rëndë shëndetësore dhe ekonomike, për shkak të pandemisë globale COVID-19, që ka sjellë vështirësi të mëdha, veçanërisht për fëmijët me autizëm, të cilët nuk mund të zhvillojnë veprimtaritë dhe aktivitetet aq të domosdoshme për zhvillimin e aftësive të tyre. Mbështetja dhe përkrahja e këtyre fëmijëve, si dhe zgjidhja e problemeve thelbësore që shqetësojnë familjet e tyre, duhet të jetë përparësi.

Shoqëria jonë ka nevojë për solidaritet, për një Shqipëri të dhembshur dhe humane, për dashurinë, kujdesin dhe përkushtimin ndaj njerëzve më në nevojë! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!