Dita Botërore e Astmës, dyfishohet numri i të sëmurëve

schedule16:46 - 2 Maj, 2018

schedule 16:46 - 2 Maj, 2018

Niveli i lartë i ndotjes ka rritur numrin e personave të prekur nga asma në vendin tonë. Në ditën botërore të kësaj sëmundje, mjekët thonë se në dekadën e fundit personat që shfaqin probleme serioze janë dyfishuar.

Pesë nga 100 persona në Shqipëri vuajnë nga astma. Në Ditën Botërore të kësaj sëmundje mjekët alergologë japin alarmin për shtimin e shpejtë të rasteve të reja kryesisht tek fëmijët. Shkak kryesor ata thonë se është niveli i lartë i ndotjes.

“Hermetizimi dhe largimi nga natyra na ka minimizuar infeksionet, por na ka rritur alergjitë. E dyta është mënyra e të ushqyerit, e treta ndotja atmosferike , e cila grimcat si polena i kthen në grimca agresive. Sa më  i apstër ajri aq më pak alergji”.

Mjekët apleojnë për diagnostikim të hershëm. Thirrja shkon kryeisht për personat alergjikë, apo ato që shfaqin probleme me frymëmarrjen.

“Një pacient që bën 2-3 të ftohura brenda 2-3muajve duhet të konsultohet me alergologun. Shenjat e astmës janë tipike, është marrja e frymës fishëkllima në gjoks, krizat e astmës janë më të shpshta natën, apo në kontakt me alergentë të caktuar”.

Astma mund të identifikohet lehtësisht me anë të testeve laboratorike pas vitit të tretë të jetës. Ajo nuk shërohet plotësisht, por mund të mbahet nën kontroll mes ilaçeve  dhe vaksinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!