Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë zuri vendin e tretë, pasi në luftë për medaljen e bronztë mundi xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.
Dueli shkoi në “Golden Score”, teksa izraelitja mori tri penalizime.
Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.
Çerekfinalen, ajo e arriti pasi mundi me IPPON xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, e cila mori tre penalizime që i kushtuan me eliminim.
Në çerekfinale me sukses triumfoi me një waza-ari ndaj xhudistes nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.
Por, në gjysmëfinale, Distria u mund në “Golden Score” nga xhudistja britanike, Chelsie Giles./ h.ll/abcnews.al