Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas triumfit të Distria Krasniqit e cila rrëmbeu medaljen e artë në Portugali.
Osmani shprehet se është krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare duke nderuar veten dhe Kosovën.
“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin.
Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme”, shkruan Vjosa Osmani. /abcnews.al