Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, kalon në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të xhudos

schedule14:44 - 8 Maj, 2023

schedule 14:44 - 8 Maj, 2023

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në sportin e xhudos.

Xhudistja nga Kosova, në çerekfinale, brenda 20 sekondave ka mposhtur koreanojugoren, Seyn Jang, duke e hedhur në mënyrë mjeshtërore.
Në gjysmëfinalen e madhe, Krasniqi do të ketë përballë Uta Abe në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kujtojmë që Distria Krasniqi është kampione olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë, ndërsa kundërshtarja e saj japoneze në kategorinë deri në 52 kilogramë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!