Displina “nderon” Tiranën, kapiteni i “bardhebluve” rikthehet më herët nga pezullimi

schedule14:36 - 18 Shtator, 2023

schedule 14:36 - 18 Shtator, 2023

“Bardheblutë” e Tiranës do të ndeshen pasditen e kësaj të hëne, në orën 16:00, me verilindorët e Kukësit, në përballjen e vlefshme për javën e 4-t të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.

Vetëm pak orë para sfidës ka ardhur një lajm i mirë në kampin kryeqytetas, me Komisionin e Dispilinës që ka vendosur të pranojë kërkesën e “bardhebluve” për konvretimin e dënimit të “liderit” të mbrojtjes e skuadrës, Filip Najdovski.

Mbrojtësi ishte pezulluar me 2 ndeshje pas barazimit, 2 me 2 ndaj Teutës për shkak të sjelljes ofenduese në fushën e lojës dhe pritej që të mungonte dhe në sfidën ndaj Kukësit, mirëpo tashmë do të jetë i gatshëm të zbresë menjëherë në fushë për “bardheblutë”. /i.m /abcnews.al