“Diskutojmë mbi sistemin zgjedhor”, Damian Gjiknuri: Jemi për depolitizim të plotë

schedule20:32 - 10 Tetor, 2019

schedule 20:32 - 10 Tetor, 2019

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore tha këtë të enjte se Partia Socialiste për depolitizim të plotë të zgjedhjeve. Gjatë një interviste në ABC News përballë gazetares Mirela Milori, Gjiknuri deklaroi se ka ardhur momenti që tentohet depolitizomi.

Gjithashtu, selia rozë është e gatshme të rishikojë formulën aktuale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe pse nuk është se ka pasur ndonjë rekomandim specifik për të.

“Ne jemi që të futet për herë të parë në komisionet zgjedhore elementet e depolitizimit. Personalisht mendoj që ka ardhur momenti të kemi depolitizim të plotë të qendrave të votimit dhe të komisionarëve zonale zgjedhore. Ka trupa nëpunësish dhe njerëzish të caktuara që mund të zgjidheshin. Kjo do bënte që procesi të shkonte shumë më mirë seç ka shkuar tashmë. Megjithatë, këtë do tja lëmë debatit të hapur për të dëgjuar dhe anëtarët e tjerë të Komisionit. Mendoj se ka ardhur momenti që ne të tentojmë drejt elementëve të parë të depolitizimit, pse jo depolitizim të plotë. Ne si parti kemi qëndrimin për depolitizim të plotë. Ne jemi të hapur dhe që formula e KQZ të rishikohet dhe duke parë mundësi të tjera si mund të zgjidhen anëtarët e KQZ. Thashë nuk është se ka rekomandim specifik për KQZ-në, megjithatë nisur nga kushtet aktuale, nisur edhe nga një përmirësim që duhet t’i bëjmë proceseve të administrimeve zgjedhore, megjithëse nuk ka çeduar asgjë në KQZ, ne jemi të hapur të rishikojmë dhe formulën aktuale”, tha Gjiknuri.

Partia Socialiste është e gatshme të diskutojë për sistemin zgjedhor që opozita është e gatshme të dërgojë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Damian Gjiknuri deklaroi në televizionin ABC News se sistemi zgjedhor është i mirë, por e prish vullneti politik.

“Ne jemi të hapur për të diskutuar mbi sistemin zgjedhor, që nëse biem dakord dhe duhet të analizojmë se çfarë problemesh i ka sjellë Shqipërisë ky sistem. Unë nuk dua të prononcohem për çfarë sistemi jemi. Jemi të hapur të shikojmë sistemin që do sjellin duke shikuar dhe anët pozitive që ata që pretendojnë se do sjellë. Nuk është tabu, unë jam personalisht i mendimit që sistemi që kemi është shumë i mirë. Në jetën politike cilësia prishet nga vullneti politik i lidershipeve ose mënyra se si ne bëjmë politikë. Sistemi nxjerr atë që ka masa e përgjithshme. Është absurditet që të mendosh se sistemi bëhet frenim për nxjerrjen e kualiteteve”, tha Gjiknuri përballë gazetares Mirela Milori.

Intervista e plotë: 

/abcnews.al