Diskutohet në parlamentin maqedonas ndryshimi i modelit zgjedhor

schedule15:44 - 5 Nëntor, 2019

schedule 15:44 - 5 Nëntor, 2019

Parlamentarët në Maqedoninë e Veriut diskutojnë sot ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore si dhe listat e hapura. Nisma është nxitur nga 12 deputetë të Kuvendit.

Parlamentarët në Maqedoninë e Veriut diskutojnë sot ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore si dhe listat e hapura. Nisma për një njësi zgjedhore është nxitur nga 12 deputetë të Kuvendit.

Partitë më të mëdha politike në takimin e fundit të liderëve janë dakorduar që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill 2020, por akoma mbetet çështja e hapur se këto zgjedhje do të zhvillohen sipas modelit të deritanishëm me 6 njësi zgjedhore apo do të ndryshohet kodi zgjedhor, për një njësi zgjedhore me lista të hapura.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka thënë se është e gatshëm të organizojë zgjedhje sipas cilido model që arrijnë marrëveshje partite politike. Parlamentarët në Maqedoninë e Veriut diskutojnë sot ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore si dhe listat e hapura. Nisma për një njësi zgjedhore është nxitur nga 12 deputetë të Kuvendit.

Partitë opozitare dhe partitë e vogla të pozitës kanë kërkuar ndryshimin e kodit zgjedhor dhe njësive zgjedhore, për të pasur shanse më të mëdha dhe të barabarta me partitë më të mëdha. Katër partitë më të mëdha në vend kanë qëndrime dhe propozime të ndryshme.

LSDM kërkon aplikimin e një njësie zgjedhore me lista të hapura, VMRO-DPMNE kërkon model shumice me 120 njësi, Aleanca për Shqiptarët 8 njësi zgjedhore, ndërsa BDI përkrah modelin aktual./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!