Diskutimet për kauzën e Greta Thunberg, flet Kikia dhe Haxhiu

schedule22:35 - 27 Shtator, 2019

schedule 22:35 - 27 Shtator, 2019

Biseda e fundit në studion e Provokacijas u përqëndrua te personazhi i javës së fundit në mediat botërore Greta Thunberg, e cila është një nga personazhet që ka provokuar diskutim për shkak të moshës dhe kauzës së saj për të mbrojtur klimën. Ishin gazetari Mentor Kikia dhe psikologia Jonida Haxhiu që ndanë mendimet e tyre për provokimet dhe shqetësimet që janë krijuar.

Për Kikinë, Greta është një gjetje e duhur, ku pas saj qëndrojnë Soros e Gates. Ajo përfaqëson fëmijërinë që flet në emër të së ardhmes.

“Është një gjetje shumë e mirë. Ata që e zgjodhën Gretën kanë goditur në shenjë. Nuk ishte nismë e saj u përzgjodh si një person që ka karizmën e duhur për të qenë. Ajo arriti të bëhej lajm në gjithë botën. Greta përfaqëson fëmijërinë që flet në emër të së ardhmes. Greta është këshilluar që të mos mbajë një fjalim shkencor, por mbajti një fjalim prej fëmije që; po më vrisni ëndrrën e të ardhmen. Ata që e çuan dinin t’i shkruanin gjëra shkencore e bindëse, por jo ajo bëri apel për moshatarët e saj”.

Për psikologne Jonida Haxhiu Greta sot sensibilizoi gjithë botën, dhe fjalimi në OKB tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pavarësisht zërave që thonë; kthehu në bankat e shkollës.

“Të qenit publik shoqërohet me një sërë problemesh, nëna e Gretës është koshiente që Greta është angazhuar në një çështje të tillë dhe kjo është një arrtije shumë e madhe për Gretën. Greta sot sensibilizoi gjithë botën, dhe fjalimi në OKB tërhoqi vëmendjen e të gjithëve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!