Pakti PS-PD për Kodin Zgjedhor kishte radhën e ballafaqimit të mendimeve në Parlament. Maxhoranca ishte e unifikuar pro dakordësisë për ndryshme dhe Damian Gjiknuri pas kakofinisë që u krijua, sqaroi në shifra konkrte formulën e 1/3 së listës së mbyllur, duke pohuar plotësisht atë që ABC NEËS bëri publike të enjten, 100 mandatet në dorë të kryetarëve.
“Në vitin 2021 me formulën që kishim vetëm 3 kandidatë nga 140 thyen herësin, me formulën e propozuar sot janë të paktën 40 mandate në lojë të hapura për kandidatët e votimit parapëlqyes ose e thënë ndryshe jo më pak 29% e mandateve”, tha Gjiknuri.
Por Dashamir Shehi i LZHK-s e lexoi paktin PS-PD vetëm në funksion të kryetarëve të partive.
“Kjo është një sajesë e përdorur nga dy njerëz për të ruajtur pushtetin. Ky që e ka marrë nuk ka ndërmend më ta lëshojë. Po i drejtohem kolegëve opozitar, po ju ca po mbroni, se këta mbrojnë pushtetin e vet. Ju ca mbroni, përveç një mandati”.
Mendimet në radhët e opozitarëve për draftin ishin të ndryshme. Deputetja demokrate e distancuar prej PD-së së Berishës, Jorida Tabaku nuk u ndal në pika të caktuara të ndryshimeve por në tërësi u shpreh kritike.
“Sot secili prej nesh duhet të ngrihet në lartësinë që na kërkojnë shqiptarët. Po ofrojmë votën e diasporës, që shpresoj mos mbetet në letër, por duhet t’i ofrojmë qytetarëve mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Ka qenë një proces që nuk na ka bërë nder. Po zbatojmë vetëm detyrimin e Kushtetueses”.
Grupi që u përjashtua nga negociatat ishte me kritika të qarta për Paktin, sikundër është Enkelejd Alibeaj.
“Pazar që është bërë, është bërë një gjë shumë e rëndë në kurriz të shqiptarëve, jo vetëm për Kodin Zgjedhor, i është dhuruar Ramës mandati i 4 qeverisës. Me 12 mandate të falura në tryezë, Rama që me votimin që bëhet sot merr qeverisjen e 4”.
Vota e diasporës megjithatë i bashkoi të gjithë zërat në Parlament, pavarësisht disa pikëpyetjeve që ngrihen rreth realizimit të saj, në mënyrë të suksesesshme.
“U bëj thirje të gjithë aktorëve politik ose jo politik, që të mbështesin KQZ-në në këtë proces sa delikat aq edhe të rendësishëm, për të bërë të mundur realizimin me sukses të këtij procesi”, përfundoi Gjiknuri./abcnews.al/