Diskutim për hetuesit e FBI shqiptare, ambasadorja amerikane takim me Arben Krajën dhe Aida Hajnaj

schedule10:33 - 8 Shtator, 2020

schedule 10:33 - 8 Shtator, 2020

Mëngjesin e sotëm drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtarë të Hetimit Aida Hajnaj kanë pritur në një takim ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Mësohet se në fokus të këtij takimi është përzgjedhja e 60 hetuesve të FBI-së shqiptare, (BKH), të cilët do të kenë akses në sistemet e informacionit, dosjet dhe të gjitha të dhënat e administruara nga degët e shtetit shqiptar, përfshirë çdo drejtori dhe nëndegë të saj, në kuadër të hetimit të veprave penale në kompetencë të SPAK.

Në këtë takim janë të pranishëm edhe ekspertë të FBI-së të cilët do të merren me përzgjedhjen e agjentëve shqiptarë.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!