“KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me KF “Apolonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0”, thuhej në vendimin e Komisionit të Disiplinës, që është korrigjuar më tej.
Klubi periferik i kryeqytetit jo vetëm eliminohet nga Kupa e Shqipërisë, por është përjashtuar të marrë pjesë në këtë kompeticion në dy sezonet e ardhshme. Disiplina ka korrigjuar vendimin, si më poshtë:
“KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me KF “Apolonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 54/2 të KDS, dënohet me mos pjesëmarrje në këtë garë për 2 sezonet e ardhshme futbollistike”. / abcnews.al