Në Partinë Demokratikë ka filluar pranimi i humbjes. Ndër të parët, ish nënkryetari i partise, Edmond Spaho, i cili nga drejtues politik i Korccës, me rikthimin e Berishës përfundoi kandidat në listë të hapur. Tani, njofton se do të shijojë pensionin ne moshën 67 vjeccare.
“Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit!
Keto zgjedhje ishin te fundit te karrieres sime aktive ne Parlament.”
Spaho pranon edhe gjendjen e Partisë Demokratike, dhe ka nje mesazh për lidershipin.
“I uroj Partise Demokratike te gjeje forcen per te kaluar gjendjen e rende ku ndodhet dhe te arrije te rikthehet ne shprese per Shqiperine.”
Përvecc Spahos, edhe disa kandidatë të tjerë të PD, të cilët kanë humbur shpresat për tu futur në parlament, e kanë pranuar disfatën e thellë.
Por nëse humbja e rëndë e PD, disave u shërbeu për tu pensionuar nga politika, për më të vjetrin e partise Sali Berishën dhe disa besnikëve të tij, ky është nje fillim i ri, për të bindur demokratët, se PD vërtet humbi, por Rama nuk fitoi./abcnews.al