Është mbyllur java e pestë e kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Katër ndeshje u zhvilluan ditën e sotme, me Vardar-Shkupi që ishte më e zjarrta dhe më e forta. Derbi i kryeqytetit u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 1-0.
Dembo Darboa i Shkupit dërgoi topin në rrjetë pas gjysmë ore lojë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit afrikan. Matej Cvetanoski vendosi takimin me golin e shënuar në minutën e 52-të.
Ekipi shqiptar nuk ia doli të evitonte disfatën edhe pse provoi deri në fund të barazonte shifrat. Humbje pësoi edhe Renova, që u mposht 0-1 në shtëpi nga Rabotnicki.
Në dy sfidat e tjera ra në sy fitorja e Borec në fushën e vet me rezultatin 2-0 ndaj Akademija Pandev, ndërsa përballja mes Pelister dhe Makedonija GP nuk prodhoi asnjë gol. Shkëndija vijon të kryesojë kampionatin me 11 pikë, ndjekur nga Sileks dhe Shkupi me nga një pikë më pak. /abcnews.al
Maqedonia e Veriut, java e pestë
Borec-Akademija Pandev 2-0
Pelister-Makedonija GP 0-0
Renova-Rabotnicki 0-1
(Petkovski 78′)
Vardar-Shkupi 1-0
(Cvetanoski 52′)