Disfata e Kukësit, Gjekmarkaj: Edhe të bashkuar kemi humbur, nuk frymëzojmë, kjo është zgjidhja

schedule18:00 - 28 Shtator, 2023

schedule 18:00 - 28 Shtator, 2023

I ftuar në edicionin “Neësline”, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ndër të tjera foli edhe për disfatën e opozitës në Kukës.

Ai tha se për të më shumë problem mbetet rezultati i 14 majit, se sa ky i fundit në Kukës.

Deputeti shtoi se e ka bindje që është gjendja kaotike ku ndodhet opozita prej 2 vitesh, ajo që i ka lënë njerëzit indiferent në betejën për Kukësin.

Gjekmarkaj theksoi se nëse reflektohet, në 2025 opozita shkon në zgjedhje në këtë gjendje që është, e  cila nuk frymëzon.

“Unë di një gjë nga antropologjia e zgjedhjeve në Shqipëri këto 33 vite, që zgjedhjet lokale të pjesshme i ka fituar qeveria. Kjo nuk përbën ndonjë lajm, për mua shqetësuese më shumë ka qenë 14 maj.

Këtë herë shqetësues është thellimi i votave edhe pas një skandali.

Unë e kam bindje që është gjendja kaotike ku ndodhet opozita prej 2 vitesh, që i ka lënë njerëzit indiferent në betejën për Kukësin. Këtë diferencë unë nuk e kam pritur është shumë, është një sinjal që duhet analizuar.

Nëse ky vend duhet të ketë opozitë ende, duhet ta presë zinxhirin e humbjeve. Kjo bëhet duket marrë përgjegjësinë dhe duket tejkaluar interesat penale, ndër të tjera.

Nëse nuk reflektohet, në 2025 ne shkojmë kështu si jemi sot, nuk jemi frymëzues” tha Gjekmarkaj.

Duke folur për zgjedhjet e vitit 2025, Gjekmarkaj tha se ata mbeten shqetësimi themelor, sidomos me rikthimin e Bashës, që sipas tij i bëri shërbimin e fundit qeverisë.

Gjekmarkaj shtoi se secili që është në opozitë duhet të eksplorojë çdo mundësi për të gjetur formulën që e çon opozitën drejt fitores.

Ai po ashtu tha se duhet zgjedhur një lidership i ri, që të i jetë i të tashmes dhe të nesërmes, i cili duhet ta tejkalojë Berishën.

Për Gjekmarkajn, opozita duhet të shkojnë drejt një forme federative, të tentohet të shkohet drejt një kandidati Premium që do të përballet me Ramën.

“Ky është shqetësimi themelor. Ndaj më shqetëson fakti që Basha i ka barë shërbimin e fundit qeverisë, duke u rikthyer. Është një grup i ndërmjetëm deputetësh që kanë pasur një qasje pozitive për bashkim të PD. Kemi tentuar dhe mendoj se secili prej nesh ka detyrën të eksplorojë çdo mundësi për të gjetur formulën që e çon atë drejt  fitores. Po ashtu për ti thënë asaj lidershipin e të tashmes dhe të nesërmen, që duhet të jetë një lidership i ri, i cili duhet ta tejkalojë Berishën  që është faktori kryesor opozitar. Unë e kem thënë që pa Berishën nuk ka zgjidhje, me Berishën nuk ka fitore.

Unë shpresoj që ai ndërgjegjësohet dhe ta tejkaloi vetveten, nuk e di nëse do ta bëjë.

Me këtë që ka ndodhur PD, nuk do të jetë më kurrë sic ka qenë më përpara. Nuk duhet të rrijë peng e emrit dhe e logos.

Opozita duhet të shkojnë drejt një forme federative, të tentohet të shkohet drejt një kandidati Premium që do të përballet me Ramën.

Unë do të dojë që në procesin që ka nisur në tryezën e kolegëve, të shkohet drejt një rikonceptimi të një opozitës dhe këtë duhet ta bëjmë të gjithë bashkë, përndryshe do të jemi fajtorë para Shqipërisë,” përfundoi ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!