Disa bidrat kanë rezultuar pozitive me Covid-19 në një akuarium në Atlanta, por kanë pësuar vetëm simptoma të lehta dhe janë duke pritur rikuperimin e plotë, tha Akuariumi i Xhorxhia në një postim në Facebook.
“Të gjitha vidrave aziatikë janë duke u dhënë kujdes maksimal”, tha Dr Tonya Clauss, nënkryetare e shëndetit të kafshëve dhe mjedisit në akuarium.
Our Asian small-clawed otters have tested positive for SARS-CoV-2, the virus that causes COVID-19. They showed mild symptoms: sneezing, runny noses, lethargy, & coughing. We’re happy to report they’re doing well & expected to recover. They’re off exhibit & being cared for. pic.twitter.com/Ig34EoZSvK
— Georgia Aquarium (@GeorgiaAquarium) April 18, 2021
“Ato filluan të shfaqnin simptoma të lehta të frymëmarrjes si teshtima, hundë të lëngshme, letargji të lehtë dhe disa filluan të kolliteshin”, shtoi ajo.
Pasi pandemia filloi vitin e kaluar, ekzistonte shqetësimi në rritje se kafshët në kontakt të ngushtë me njerëzit mund të paraqesin rrezik infeksioni.
Por për fat të mirë për vidrat, stafi tha se mendohej se kishte rrezik minimal për njerëzit, të cilët në këtë rast ia kaluan sëmundjen vidrave./abcnews.al