Disa ushqime të dobishme që luftojnë lodhjen

schedule15:04 - 24 Tetor, 2020

schedule 15:04 - 24 Tetor, 2020

Lodhja është një ndjesi e padëshirueshme që shpesh ndodh atëherë kur keni më shumë nevojë për energji. Por lodhjen mund ta luftoni duke konsumuar ushqimet e duhura. Këto janë disa nga ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të merrni energjinë e nevojshme.

Spinaqi është një “ilaç” kundër lodhjes falë përmbajtjes së lartë të hekurit dhe sasisë së magnezit dhe kaliumit. Kungulli është gjithashtu një element i rëndësishëm pasi përmban magnez dhe kalium.

Farat e lulediellit janë të pasura me magnez dhe kalium dhe si kungulli, dhe veprojnë kundër lodhjes falë këtyre lëndëve ushqyese. Gjithashtu, arrat janë të pasura me magnez, kalium dhe omega 3 prandaj rekomandohet të konsumoni nga 28 deri në 30 gram në ditë.

Salmoni është gjithashtu i pasur me omega 3 dhe vitaminë B6, e cila përshpejton transformimin e ushqimit në energji për trupin. Edhe çokollatat dhe mjalti iu japin energji. Ky i fundit përveçse ndihmon në rikuperimin e energjisë, ndikon dhe tek sistemi imunitar. /abcnews.al