Disa truke të fshehta që duhet të dini kur përdorni kompjuterin

schedule11:43 - 1 Gusht, 2020

schedule 11:43 - 1 Gusht, 2020

Kompjuteri është mjeti i domosdoshëm, pa të cilin puna e shumë prej nesh nuk do të ishte e mundur. Por, edhe pse ka një numër të lartë përdoruesish, janë të pakta ata që i dinë “të fshehtat” e tij, të cilat mund ta bëjnë punën më të lehtë. Bright Side rendit disa “truke” që përmirësojnë përvojën tuaj të përditshme kompjuterike dhe që janë të dobishme për të gjithë përdoruesit, shkruan abcnews.al.

Ctrl + T hap një faqe të re në shfletuesin e kërkimit

 

14 Time-Saving Computer Life Hacks We Wish We Learned Sooner
Kur punoni shumë në kompjuter dhe web browser-i është mjeti kryesor me të cilin punoni, hapja e skedave të reja është një veprim që ju duhet të bëni gjatë gjithë ditës. Në vend që të përdornin kursorin, thjesht shtypni “ctrl” dhe shkronjën T që të hapet një faqe e re.

Një bateri laptopi karikohet më shpejt kur është në modalitetin e aeroplanit

14 Time-Saving Computer Life Hacks We Wish We Learned Sooner

Kur laptopi juaj është në modalitetin e aeroplanit do të thotë që shumë karakteristika, si Wi-Fi dhe Bluetooth nuk funksionojnë. Kjo lejon që bateria të ngarkohet më shpejt.

Shkarkoni automatikisht çdo imazh në Google duke shtypur “Alt” dhe duke klikuar në të

14 Time-Saving Computer Life Hacks We Wish We Learned Sooner

Shumica e njerëzve arrijnë t’i shkarkojnë imazhet duke klikuar opsionin “ruaj”, por ekziston një mënyrë shumë më e lehtë dhe e shpejtë për ta bërë këtë gjë. Thjesht mund të shtypni “alt” dhe të klikoni në imazhin që dëshironi që të ruhet automatikisht në kompjuter.

Fshehni adresën tuaj IP në mënyrë që askush të mos shikojë se çfarë jeni duke bërë

Ka mënyra të ndryshme që mund të fshehin adresën tuaj IP dhe ta bëjnë shfletimin tuaj të padukshëm. Para së gjithash, duhet të instaloni një VPN të mirë në shfletuesin tuaj të internetit në mënyrë që të ndryshojë vendndodhjen e saktë. Pastaj, mund të shkarkoni PeerBlock, i cili gjithashtu fsheh adresën tuaj, dhe iu jep mundësinë të bëni gjithçka që dëshironi, pa e ditur askush.

Një desktop i pastër nënkupton një kompjuter më të shpejtë

Nëse keni probleme me shpejtësinë e kompjuterit tuaj, kjo mund të vijë për shkak se desktopi juaj është plot me ikona. Në vend që të keni një dosje për çdo gjë të vogël në desktopin tuaj, ju mund të krijoni një dosje dhe të organizoni gjithçka aty. Gjithashtu vendosini të gjitha aplikacionet në “task bar” në mënyrë që desktopi të jetë sa më i zbrazët. Ky veprim menjëherë do të rrisë shpejtësinë e kompjuterit.

Mund të riktheni skedarët e fshirë edhe nëse e keni fshirë në “Recycle Bin”

Ndodh shpesh që të fshini dokumente të rëndësishme edhe tek “Recycle Bin”, dhe nuk mund t’i riktheni më. Por, ajo që duhet të bëni është të shkarkoni Recuva, një program për të rikthyer skedarët e fshirë përgjithmonë.

Nëse vëreni këto shenja, kompjuteri juaj është hakuar

What to do when the screen becomes dim in Windows 7, but the mouse ...

Nëse antivirusi nuk funksionon, kjo është një nga shenjat e para që tregojnë se PC-ja juaj mund të jetë hakuar. Gjithashtu, edhe kur përpiqeni të hyni në PC dhe papritmas fjalëkalimi nuk funksionon. Një tjetër shenjë e sigurt që PC është hakuar, është kur shihni kursorin duke lëvizur vetë. Në këtë rast, dërgojeni laptopin tuaj tek një ekspert dhe përpiquni të zgjidhni problemin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!