Disa truke që duhet t’i dini që parfumi të zgjasë sa më shumë në lëkurë

schedule13:18 - 28 Qershor, 2020

schedule 13:18 - 28 Qershor, 2020

Parfumi është padyshim një ndër produktet më të rëndësishme për kujdesin e përditshëm. Natyrisht, asnjë parfum nuk është prodhuar që të zgjasë shumë gjatë, por aroma e tij mund të jetë e parezistueshme, aq sa dëshira është që të zgjasë gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Sipas “Real Simple” ekzistojnë disa truke që do t’ju ndihmojnë sesi mund të bëni që aroma e një parfumi të zgjasë më shumë. Ndaj, duhet të bëni këto gjëra të vogla për t’ja arritur qëllimit, shkruan abcnews.al.

Hidheni parfumin në “zonat e nxehta” të trupit

Zona pas veshëve, kyçeve të duarve dhe pjesa e brendshme e bërrylave, janë pjesët e trupit ku duhet të aplikoni parfumin, pasi ka më shumë nxehtësi. Gjaku qarkullon më shpejt dhe kjo gjë e bën parfumin që të përhapet në të gjithë trupin.

Përdoreni në flokë

Spërkatni pak parfum mbi krehër dhe më pas krihni flokët. Nuk është e rekomandueshme spërkatja direkt në flokët, pasi mund t’i thajë ato.

Hidheni parfumin pasi të keni hidratuar lëkurën

Aroma zgjat më shumë kur lëkura hidratohet, prandaj duhet ta përdorni atë pasi të keni bërë dush apo të keni aplikuar një krem pa aromë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!