VIDEO/ Konflikt mes të rinjve në Kamëz, një i plagosur. Në vendngjarje gjendet edhe një gëzhojë

schedule11:02 - 24 Mars, 2025

schedule 11:02 - 24 Mars, 2025

Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Kamëz. Një telefonatë e mbërritur në policinë e Kamzës, njoftohte për një sherr mes disa të rinjve, ndërsa denonconte edhe për të shtëna me armë zjarri.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News, se si pasojë e konfliktit një person ka mbetur i plagosur me sende të forta.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia ka ushtruar kontroll në një makinë, që sic duket edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News është e dëmtuar në xhamin e parë. Sakaq burimet thanë se në vendin e ngjarjes është gjëtur edhe një gëzhojë.

Ndërkohë mësohet se policia është në kërkim të një makine te dytë tip ML ngjyrë të bardhë që dyshohet se është përfshirë në ngjarje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!