Kate Middleton dhe Meghan Markle gjithmonë shfaqen në publik të kuruara deri në detaj. Stili që ndjekin dy dukeshat janë aq të thjeshta, saqë çdo vajzë mund t’i përsëriste ato.
Kapelet mbretërore
Ky element i gardërobës është tradicional për të gjitha anëtarët femra të familjes mbretërore – vështirë se ka ndonjë veshje që Mbretëresha Elizabeth nuk e plotëson me një kapelë. Ju mund ta kombinoni një kapele të tillë me një fustan veror ose me një pallto.
Funde me printime gjeometrike
Kate dhe Meghan i përdorin shpesh veshje të tilla. Dukesha e Kembrixhit zgjedh funde dhe fustane me një siluetë A në një gjatësi që i mbulon gjunjët, ndërsa Dukesha e Sussex zakonisht zgjedh prerjen e saj të preferuar të shkurtër. Provoni ta vishni këtë stil në zyrë ose thjesht kur dilni në shëtitje.
Xhinse me një këmishë e bardhë.
Ndonjëherë dukeshat i lejojnë vetes të duken të relaksuara me rroba të rastësishme, ashtu si bëjnë gratë e zakonshme. Por edhe kjo veshje e përditshme mund të duket modeste, të jeni të sigurt që të bini në sy për stilin mbretëror.
Fustan i ngushtë blu.
Një veshje blu i përshtatet çdo rasti, sidomos kur duhet të dukeni mahnitëse. Për Kate Middleton, bluja është një nga ngjyrat e saj të preferuara.
Pallto e lehtë me ngjyra të zbehta.
Veshjet me një ngjyrë të zbehtë preferohen shumë, pasi tregon elegancë. Jo më kot, një veshje e tillë pëlqehet shumë dhe nga familja mberetërore, pasi duket shumë bukur në çdo formë trupi – si beli i hollë i Meghan ashtu edhe barku i rrumbullakosur i Kate dukeshin po aq bukur në këtë lloj palltoje.
Pallto gri shoqëruar me kapele.
Veshja klasike gri është një element kryesor për eventet zyrtare: ka detaje minimale dhe një ngjyrë të heshtur. Nuk duket vulgare ose tërheq shumë vëmendje nëse plotësohet me një kapelë. Ky kombinim duket femëror dhe elegant.
Pallto blu e errët me detaje të bardha.
Dukeshat shpesh zgjedhin pallto blu të errëta me detaje të kundërta kur shfaqen në publik. Detajet e bardha i bëjnë veshjet zyrtare të duken më festive dhe më pak të mërzitshme. xh.d/abcnews.al