Rregullat që duhet të ndiqni për t’i mbajtur flokët më të pastër dhe më me volum

schedule11:33 - 3 Gusht, 2020

schedule 11:33 - 3 Gusht, 2020

Sa më shpesh t’i lani flokët, aq më shpejt bëhet me yndyrë. Por, ekspertë rekomandojnë disa këshilla që duhet t’i ndiqni që ndihmojnë për t’i mbajtur flokët të qëndrojnë të pastër dhe më voluminoz, sipas “Bright Side”.

Aplikojeni shampon si një profesionist

Stylists Recommend 9 Rules to Keep Hair Clean and Voluminous Longer

Temperatura e ujit duhet të jetë e përshtatshme. Sigurohuni që flokët janë lagur mirë dhe më pas përdorni shampon. Aplikojeni në kokë me lëvizje rrethore, nga maja e kokës dhe deri në fund. Ekspertët rekomandojnë se flokun duhet ta shpërlani 5 minuta pasi të keni aplikuar produktin, pasi mund të shkaktojë flokë të thatë dhe madje edhe shfaqjen e zbokthit. Rekomandohet gjithashtu të shpëlani flokët me ujë të ftohtë në fund, pasi forcon kutikulat e flokëve si dhe do të duken më me shumë shkëlqim.

Përdorni shampon të thatë para një stërvitje

Stilistët rekomandojnë 9 rregulla për t'i mbajtur flokët më të pastër dhe më voluminoz

Është e kotë që të përdorni shampon pas stërvitjes, kur flokët bëhen aq të yndyrshëm sa nuk mund të bëni më asgjë me të. Por, është e këshillueshme që shampon e thatë ta aplikoni para se të kryeni ushtrimet, në mënyrë që të thithë të gjithë djersën gjatë stërvitjes.

Ndryshoni jastëkët sa më shpesh

Stilistët rekomandojnë 9 rregulla për t'i mbajtur flokët më të pastër dhe më voluminoz

Me kalimin e kohës, jastëkët mund të marrin baktere të ndryshme. Dhe për të ruajtur shëndetin e lëkurës dhe të flokëve, është e nevojshme që të ndërroni këllëfët apo lani jastëkët të paktën një herë në javë. Nëse flokët tuaj janë shumë të yndyrshëm, atëherë këshillohet ta bëni këtë zakon dy herë në javë.

Bëni një “limonadë” për flokët

Stilistët rekomandojnë 9 rregulla për t'i mbajtur flokët më të pastër dhe më voluminoz

Një “limonadë” për flokët ndihmon në luftën kundër yndyrës së tepërt, dhe i mban flokët më me volum dhe më natyralë. Përzieni lëng limoni me një litër ujë dhe shpërlani flokët me të për rezultate të shkëlqyeshme.

Bëni një trajtim të thellë për lëkurën e kokës

Stilistët rekomandojnë 9 rregulla për t'i mbajtur flokët më të pastër dhe më voluminoz

Të gjitha produktet “e rënda” për kujdesin e lëkurës (maska, balsame, zbutës) kryesisht janë përdorur për majat e flokëve. Por, gjithashtu është e rekomandueshme të bëni edhe maska për lëkurën e kokës për ta bërë lëkurën më të hidratuar. Kjo bën që të mos prodhohet sebumi i tepërt.

Bëni testin e shëndetit të flokëve

Stilistët rekomandojnë 9 rregulla për t'i mbajtur flokët më të pastër dhe më voluminoz
Stilisti i famshëm Thomas Taw sugjeron të kryeni një test të thjeshtë për të zbuluar shkallën e dëmtimit të flokëve tuaj. Vendosni një fije të flokut tuaj brenda një gote me ujë të pastër. Nëse qëndron në sipërfaqe, flokët tuaj janë të shëndetshëm, por nëse ndodh e kundërta, atëherë flokët kanë nevojë për trajtim. /abcnews.al/