Disa personazhe të famshëm që ngjajnë sikur të ishin motra dhe vëllezër me njëri-tjetrin

schedule15:00 - 7 Janar, 2023

schedule 15:00 - 7 Janar, 2023

Ne të gjithë ndoshta kemi një sozi diku në botë. Edhe kjo nuk është vetëm për njerëzit e zakonshëm, por edhe për të famshmit.

Jessica Chastain dhe Bryce Dallas Howard, për shembull, shpesh ngatërrohen nga shumë njerëz për shkak të ngjashmërisë së tyre të çuditshme. Madje, ka të tjerë të famshëm që u ndodh e njëjta gjë.

Ne kemi zgjedhur disa që mund të jenë vëllezër binjakë…

SARAH HULAND DHE MILA KUNIS

Dy aktoret shpesh ngatërrohen nga fansat në rrugë. Në një festë,në fakt, Kunis i pranoi Hulandit se ajo zakonisht nuk i korrigjon dhe se i lë të mendojnë ashtu.

KATY PERRY DHE ZOOEY DESCHANEL

Aktorja dhe këngëtarja duken si dy pika uji, pasi kanë lëkurë të bardhë, sy të mëdhenj blu dhe të njëjtin prerje naive në flokët e tyre të errët.

ISLA FISHER DHE AMY ADAMS

Dy aktore të tjera me një ngjashmëri të jashtëzakonshme. Flokë portokalli, e njëjta prerje flokësh, vështrim i gjelbër therës dhe lëkurë e pastër e bardhë. Ato e dinë ngjashmërinë dhe e shijojnë atë.

JEFFREY DEAN MORGAN DHE JAVIER BARDEM

Kur Jeffrey Dean Morgan hyri në Spitalin Grace të Seattle në “Grey’s Anatomy”, ne duhej të shikonim përsëri dhe përsëri për t’u siguruar që nuk ishte fituesi i Oskarit, Bardem. Morgan tani po thyen zemrat në “The Walking Dead”.

LOGAN MARSHALL GREEN DHE TOM HARDY

Sikur të mos mjaftonte që Hardy është një yll, ai duhej të kishte një klon me të njëjtin sensualitet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!