Në shumë shtëpi do të gjeni qirinj kryesisht në dhomën e ndenjes. Është fakt që qirinjtë në shtëpi krijojnë padyshim një atmosferë ndryshe. Por ka diçka që shumë nuk e dinë për efektivitetin e tyre, qofshin ato të thjeshta apo aromatike. Fillimisht, qirinjtë duhet të ruhen gjithmonë në një vend të freskët dhe të thatë, larg diellit ose burimeve të nxehtësisë si furra ose llambat.
Megjithatë, pak e dinë trukun me frigoriferin. Sado e çuditshme t’ju duket, vendosni qirinjtë në frigorifer për 1-2 orë përpara se t’i përdorni. Në këtë mënyrë, ato do të digjen më ngadalë, kështu që do të zgjasin më gjatë. Vetëm sigurohuni që t’i mbështillni me letër alumini në mënyrë që lagështia të mos ndikojë në fitil. Kjo mënyrë është e përshtatshme për rastet kur jeni duke u përgatitur për ftesa specifike në mbrëmje dhe dëshironi të dekoroni tryezën me shandanë./abcnews.al