Dita nis me vranësira, pasdite reshje shiu në disa zona, si do të luhaten temperaturat

schedule08:00 - 14 Mars, 2021

schedule 08:00 - 14 Mars, 2021

Sipas MeteoAlb: Vranësirat e dendura dhe kthjellimet e pakta do të jenë dominant deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. Por pas mesditës vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira të pakët e të izoluar në territor. Po ashtu mbrëmja mbetet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 deri 18°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Moti gjatë ditës së diel do të paraqitet me kthjellime deri në mesditë kur vranësirat e shpeshta do të përfshijnë territorin e Kosovës duke sjellë dhe shira të pakët. Gjatë natës do ketë dhe reshje të pakta dëbore. Këto kushte të motit do të mbeten deri mëngjesin e ditës së hënë.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime dominojnë deri pas mesditës në territorin e MV. Por pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave dhe ndonjë shi të izoluar.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Europës vijojnë të ndikojnë mot me vranësirat e dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të saj. Gjithashtu dhe verilindja e kontinentit paraqitet me reshje dëbore.

Ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gadishullin Iberik dhe Europën Veriore.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!