Mjekët shqiptarë po refuzojnë specializimet në vendit tonë dhe ky është një fakt, të cilin e kanë disktuar edhe mëngjesin e sotëm në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’.
Presidenti i Urdhërit të Mjekut Fatmir Ibrahimaj ka treguar edhe disa nga arsyet pse bluzat e bardha e bëjnë këtë zgjedhje.
“Specializmi ka një kosto, që këtu jo të gjithë kanë mundësi. Kuptohet që për një mjek që ka bërë 6 vjet, që pjesa dërrmuese mbahet nga familja, të qendrojnë dhe 4 a 5 vjet nga familja është cik e vështitrë. Specializantët nuk janë të gjithë të paguar.
Kjo pandemi zbuloi atë që duhet riparë nga politika për t’i dhënë hapësirë rendit publik, sëmundjet infektive si nga specializantët, punonjësit e thjeshtë e deri te ai shtrati. Pra do riparë’, u shpreh ndër të tjera Ibrahimaj.
Nga ana tjetër, në një lidhje me skype nga Gjermania ka folur edhe Aurora Meta si pëfaqësuese e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë. Ajo ka treguar zgjedhjen e saj, dilemat dhe arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi.
“Para 10 vjetësh, para se të ikja në Gjermani isha një dilemë që t’i futesha një specializimi apo të mësoja gjuhën edhe të ikja jashtë, padiskutim zgjodha këtë të dytën.
Unë kisha dëshirë për gjeniokologji, mund edhe ta rrija në Shqipëri, po gjysma e kuotave do të shpërndaheshin. Edhe e dija që mund të mos të bëhesha gjinekologe, prandaj zgjodhja të ikja.
Unë jam tipi që e kam qejf kontaktin me pacientin. Janë disa fusha që nuk janë të lidhura me kontaktet, si okulistika, pasi duhet të zgjedhin këtu. Dua ta theksoj që nuk është një emigrim ekonomik për rroga të larta, por është edhe emigrimi social. Pasi mjeku ndihet i lënë vetëm, i pambështetur nga qeveria”, deklaroi Meta./abcnews.al