Disa muaj pa paga, futbollistët e Kukësit bojkotojnë sërish stërvitjen

schedule14:44 - 24 Maj, 2021

schedule 14:44 - 24 Maj, 2021

Kukësi në kaos. Futbollistët e skuadrës verilindorë, sikurse mëson abcnews.al, nuk kanë pranuar të stërviten ditën e sotme, për shkak se nuk janë paguar rregullisht gjatë këtij viti.

Prej disa muajsh në llogaritë e tyre nuk bëhen pagesat sipas kontratave dhe lojtarët kërkojnë që situata të ndryshojë.

Ditën e sotme trajneri Mirel Josa dhe stafi i tij kishin programuar që të stërviteshin prej orës 14:00, por futbollistët nuk kanë pranuar.

Ata janë paraqitur në kompleksin stërvitor dhe kanë preferuar të qëndrojnë pushim. Tashmë ata presin një reagim të presidenti Safet Gjici.

Edhe javën e shkuar te Kukësi pati bojkot, por asgjë nuk ndryshoi. Në këto kushte futbollistët përsëritën bojkotin dhe presin që të paguhen sa më shpejt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!