Disa mënyra të thjeshta si të detoksikoni trupin tuaj

schedule14:19 - 23 Shkurt, 2021

schedule 14:19 - 23 Shkurt, 2021

Detoksikimi është një nga mënyrat më efektive për të pastruar trupin tuaj dhe për të përmirësuar tretjen. Shumë njerëz e barazojnë detoksikimin me privimin e ushqimit, por kjo nuk është e drejtë.

Për fat të mirë është e mundur të detoksiokoni trupin tuaj pa vuajtur. Më poshtë ne ju kemi sjellë disa nga mënyrat më të thjeshta.

Shmangni produktet e dëmshme

Së pari duhet të kufizoni përdorimin e sheqerit, brumit, ëmbëlsuesve artificiale, pasi të gjitha rrisni dëshirën për sheqer dhe shtojnë dhjamin. Ju gjithashtu duhet të ndërprisni  ushqimet me yndyrna të hidrogjenizuara, kafeinën dhe alkoolin.

Mbushni trupin me proteina

Marrja e mjaftueshme e proteinave është çelësi për të mbajtur normal sheqerin në gjak dhe për të përmirësuar rezistencën ndaj insulinës. Është e nevojshme të ekuilibroni dietën tuaj me vezë, arra dhe peshk.

Hani karbohidratet e duhura

Po është e vërtetë. Ju mund të hani sa më shumë zarzavate dhe ushqime me gjethe. Të hash brokoli, lulelakër, karota, domate, speca dhe kunguj të njomë, do ju ndihmojnë të dobësoheni dhe të ndiheni për mrekulli, raporton abcnews.al.

Konsumoni yndyrna të shëndetshme

Yndyrnate e shëndetshme nuk do ju shëndoshin, ato janë thelbësore për trupin tuaj kur dëshironi të humbni peshë. Nëse doni të keni një shëndet të mirë, duhet të konsumoni avokado, salmon, vaj ulliri dhe vaj kokosi.

Ftoni miqtë tuaj të detoksikohen si ju

Studimet tregojnë që njerëzit të cilët kryejnë programe së bashku dhe mbështesin njëri-tjetrin, humbin peshë më shpejt. Pra, nëse doni rezultate të shkëlqyer, ftoni miqtë për t’u detoksikuar bashkë./e.b-abcnews.al