Disa mënyra si t’i mbroni flokët nga dielli gjatë verës

schedule14:01 - 17 Korrik, 2020

schedule 14:01 - 17 Korrik, 2020

Përpos mbrojtjes së lëkurës nga rrezet e diellit, është e nevojshme që një rëndësi e veçantë t’i kushtohet edhe flokëve. Rrezet e forta të diellit, apo ashpërsia e kripës ku ndodheni në plazh mund të sjellin probleme për ta nëse nuk trajtohen si duhet.

Agroweb ka renditur disa këshilla se si mund të mbroni flokët tuaj nga dëmtimet dhe nxehtësia e tepërt gjatë ditëve të verës, shkruan abcnews.al.

Përdorni vaj kokosi

Një mënyrë e mirë për t’i mbajtur flokët të hidratuar është përdorimi i vajit të kokosit. Lyeni majat e flokëve me pak vaj gjatë qëndrimit në diell, për flokë sa më të butë dhe plot shkëlqim.

Lagini flokët 

Përpara se të futeni në det dhe t’i lagni flokët me ujë të kripur, shpëlani ato përpara me ujë natyral. Uji natyral i mban flokët e hidratuar dhe i mbron ato nga tharja e tepërt si pasojë e kripës.

Hidratohuni

Konsumoni sa më shumë ujë kur jeni në plazh. Dielli, kripa dhe era kanë tendencën t’i thajnë flokët, prandaj sa më shumë ujë aq më shumë shëndet për to.

Përdorni vajra mbrojtës

Përdorimi i vajrave mbrojtës është shumë i rëndësishëm pasi kanë faktorë mbrojtës UV kundër rrezeve të diellit.

Përdorni kapele 

Përdorimi i kapeles është thelbësor kur ekspozoheni në diell për një kohë të gjatë. Nuk mbron vetëm flokët, por edhe skalpin nga tharja e tepërt, djegia apo skuqja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!