Disa këshilla si të zgjidhni xhinset perfekte

schedule10:10 - 25 Nëntor, 2020

schedule 10:10 - 25 Nëntor, 2020

Mesatarisht, gratë kanë 7 palë xhinse në garderobën e tyre. Sot, xhinset janë bërë universale. Mund t’i kombinoni me çdo gjë, por shpesh është e vështirë të gjesh modelin e duhur të tyre për të vënë në pah format trupore.

Numri

10+ këshilla se si të zgjidhni xhinset perfekte

Nëse provoni xhinse që janë paksa të ngushta për ju, mos i hiqni menjëherë. Sekreti është që xhinset lirohen me kalimin e kohës. Nëse po provoni xhinse që janë pak të lirshme, ato do të humbin formën shumë shpejt dhe nuk do të duken aq mirë.
Si të dalloni xhinse perfekte nga ato që janë shumë të vogla? Uluni në karrige dhe nëse ata ju krijonë vështirë të lëvizni, madhësia është e vogël për trupin tuaj. Nëse janë paksa të ngushta, por ndiheni rehat me to, kjo është madhësia perfekte.

Materiali

10+ këshilla se si të zgjidhni xhinset perfekte

Një material i mirë ka fije që ndërthuren dhe linaj diagonale. Pjesa e jashtme e xhinseve duhet të jetë më e errët se e brendshme. Zinxhiri, kopsat dhe elementët e tjerë duhet të jenë prej metali (bakri, alumini, nikeli ose bronzi) pasi janë më të qëndrueshme. Sigurohuni që pjesët metalike të jenë bërë mirë, që të mos ketë defekte. Përndryshe, mund të keni disa situata të sikletshme kur t’i vishni.

Sythet e rripave

10+ këshilla se si të zgjidhni xhinset perfekte

Zakonisht, xhinset kanë 5 sythe rripash. Nëse kanë më pak se 5 të tilla është më mirë të mos i blini: rripi nuk do të jetë aq i ngushtë dhe nuk do të duket bukur. Sythet duhet të jenë paralele me njëra-tjetrën.

Madhësia e xhepit

10+ këshilla se si të zgjidhni xhinset perfekte

Xhepat e pasmë duhet të jenë proporcionalë me madhësinë e kofshës. Nëse keni ije të mëdha, mos blini xhinse me xheoa të vegjël sepse vithet do të duken edhe më të mëdha. Vajzat me ije më të viogla nuk kanë nevojë për xhepa të mëdhenj – pasi do të bëjnë që ijet të duken edhe më të vogla.

Distanca midis xhepave

10+ këshilla se si të zgjidhni xhinset perfekte

Nëse distanca mes xhepave të pasëm është shumë e gjerë, kjo do të bëjë që vithet të duken më të mëdha. Dhe nëse distanca është e vogël, do të duken më të vogla. Mund ta përdorni këtë truk për të rregulluar mënyrën se si duket trupi juaj. Nëse nuk keni nevojë të përdorni këto iluzione, zgjidhni modelet me një distancë të moderuar midis xhepave të pasmë.

Etiketa

10+ këshilla se si të zgjidhni xhinset perfekte

Etiketat mund të jenë prej lëkure ose të një lloji tjetër. Shkrimet dhe simbolet e stampuara janë një shenjë tjetër e xhinseve me cilësi të mirë dhe etiketat tregojnë shumë për xhinset. Nëse qepja është e dobët, zgjidhni një model tjetër.

Ngjyra

10+ këshilla se si të zgjidhni xhinset perfekte

Nëse jeni duke kërkuar për një model që mund të vishni si në punë, zgjidhni një model të errët. Sipas stilistëve, këto xhinse duken gjithmonë më elegante dhe nëse keni nevojë për xhinse të përditshme, zgjidhni një ndryshim të ngjyrës indigo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!