Ekspertët shpjegojnë se lëkura rinovohet natyralisht çdo 30 ditë, dhe sipas tyre, kjo ndodh kur shtresa e jashtme e lëkurës nxjerr qelizat e vdekura dhe i zëvendëson me të reja. Eliminimi i qelizave të vdekura ndodh gjatë gjithë ditës, por ky proces, mund të përshpejtohet falë produkteve kozmetike. AgroWeb ka renditur disa këshilla praktike për eliminimin e këtyre qelizave nga lëkura:
Nëse përdorni produkte kozmetike, duhet të kujdeseni t’i përzgjidhni me substanca sa më natyrale dhe të jenë të butë e jo të ashpër, si dhe sigurohuni që të jenë të përshtatshëm vetëm për fytyrën dhe jo për të gjithë trupin.
Kur pastroni fytyrën, një kujdes i veçantë i duhet kushtuar zonave delikate, siç janë sytë apo buzët. Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë një produkt i tillë duhet përdorur një herë në javë, dhe përpara aplikimit të tyre duhet të siguroheni që fytyrën e keni të larë dhe të pastër.
Gjithashtu, duhet patur kujdes kur kremrat apo larësit përmbajnë retinol ose benzoyl peroxide, dhe nëse fytyra juaj është e djegur nga dielli ose keni puçra, shmangeni eksfoliantin pasi mund të shkaktojë irritim. Pas përdorimit të eksfoliantit, përdorni gjithmonë krem ushqyes dhe krem me faktor të lartë mbrojtjeje kundër diellit.
E fundit, por jo për nga rëndësia është koha e përdorimit të solucionit kundër qelizave të vdekura. Njerëzit që kanë lëkurë të ndjeshme duhet ta përdorin atë në mëngjes dhe më pas të vendosni kremin ushqyes dhe mbrojtës. Ato do të përthithen më mirë nga lëkura dhe kjo e fundit do të prodhojë më pak yndyrë. /abcnews.al