Disa këshilla për ta mbajtur “gjallë” marrëdhënien tuaj në distancë

schedule11:41 - 31 Maj, 2021

schedule 11:41 - 31 Maj, 2021

Ju jeni bashkë, të lumtur dhe plotësisht të dashuruar derisa papritmas hyn një pengesë midis jush që sjell panik: distanca. Personi i zemrës është detyruar të largohet për shkak të angazhimeve profesionale ose për ndonjë arsye tjetër dhe nuk dini çfarë të bëni. Për ta mbajtur gjallë marrëdhënien tuaj duhet të ndiqni disa këshilla.

Mos nxitoni për gjykime dhe shmangni skenat e xhelozisë

Mendimet irracionale nuk ndihmojnë në asnjë rast. kur jeni larg njëri-tjetrit është më mirë të shmangni besimin e intuitës dhe supozimeve të pakuptimta. mos harroni se nuk mund të dini asgjë nëse nuk e pyesni më parë partnerin.

Mbani kontaktin

Jetojmë në epokën e teknologjisë. Sigurohuni që të keni një komunikim më të shpeshtë drejtpërdrejt përmes kamerës dhe telefonit.

Bëni surpriza

Vizitojeni papritmas dhe sigurohuni që t’i kujtoni se sa të lumtur ndiheni kur kaloni kohë së bashku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!